Gerry Cardinale merr ‘po’ e Rabiot dhe Maignan, qëndrojnë të Milani, ndërsa për Leao…
Pritja mori fund. Pas 3 muajsh pushimi këtë të shtunë nis sezoni i ri i Serie A. Siç ndodh zakonisht, shumë skuadra paraqiten me tabelën ‘duke kryer punime’; merkatoja e transferimeve mbyllet pas një jave dhe në idetë e trajnerëve dhe drejtorëvë të klubeve do të ketë ende shumë ndryshime.
Por koha është një tirane e vërtete dhe nuk toleron askënd; këtë të shtunë luhen ndeshjet e para ku do të jetë e nevojshme që të bëhet gjithçka për të fituar 3 pikët
Inter-Monza
Siç e do tradita, siparin e ngre skuadra kampione e Italiasë. Në orën 18:30 Interi pret në San Siro Monzan e sapo ngjitur në elitën e futbollit italian. Të dyja skuadrat janë të destinuara të ndryshojnë akoma shumë gjëra. Zikaltrit, përsa i përket formacionit pritet të hyjnë në fushë pa blerjet e reja; Curtis Jones sapo ka mbërritur në Milano, ndërsa Spence duhet ende të rimarrë formën pas Botërorit me Anglinë. Ka mundësi që të shohim në fushë gjatë zhvillimit të ndeshjes të paktën John Stones; mbrojtësi i ardhur nga Manchester City po stërvitet prej disa javësh në Appiano Gentile dhe u aktivizua edhe në miqësoren me Betis. Ndërsa Monza paraqitet në testin e saj me një trajner të ri, shumë debutues dhe me disa pikëpyetje. Sidomos në mesfushë, ku Juric ka humbur Matteo Pessina dhe tani pret diçka nga merkatoja e transferimeve. Në këtë pikë sytë janë te Kristjan Asllani dhe Yannis Massolin; të dy futbollistë që pritet të largohen nga Interi dhe mund të përfundojnë pikërisht në Brianza.
Udinese-Como
Në të njëjtën orë me kampionët e Italisë do të zbresin në fushën e lojës edhe surpriza e madhe e sezonit të kaluar, Como. Cesc Fabregas dhe të tijët do të kërkojnë konfirmimin pas një sezoni që ka hyrë në histori falë kualifikimit në Ligën e Kampioneve. Dhe pikërisht nga rrugëtimi evropian me shumë mundësi do të varet shumë edhe rendimenti i Como në kampionat. Nico Paz dhe të tjerët do të duhet të vihen në provë me impenjim të dyfishtë në javë, një aspekt që nuk duhet marrë e mirëqenë, sidomos për faktin se aktualisht Como, duke parë edhe mungesën e italianëve në skuadër, mund të regjistrojë në Champions League vetëm 17 futbollistë. Sfida debutuese në Friuli ndaj Udineses mund të jetë kurthi klasik i gushtit; Udinese përpara një viti si në këtë kohë pushtuan San Siron duke mundur Interin 2-1 me golat e Atta dhe Davies. Fabregas është i paralajmëruar; në Blue Energy Stadium nuk do të jetë një shëtitje.
Genoa-Napoli
Aventura e Massimiliano Allegrit në pankinën e Napolit do të nisë në Marassi me ndeshjen ndaj Genoas. Kujtimi i fundit i trajnerit livornez është fitorja e Milanit 1-0 që duket se blindoi kualifikimin e kuqezinjve në Champions dhe konfirmimin e tij në pankinë. Por nuk ndodhi kështu dhe Allegri po kërkon rikthimin me Napolin. Të kaltrit nuk kanë ndryshuar shumë në krahasim me 2025/26; e reja kryesore është ardhja e Benoit Badiashile, por që duket se nuk do të jetë në Genova me skuadrën për shkak të disa vonesave me federimin si pasojë e testeve të tjera mjekësore. Përballë do të jetë Genoa e Daniele De Rossit. Kuqeblutë kanë kryer një merkato ambicioze duke i shtur skuadrës lojtarë me kualitete dhe kështu ata tani përgatiten për një sezon të dytë me ish kapitenin e Romës në pankinë duke pasur shumë shpresa. Debutimi në Kupën e Italisë dhe 4 golat e shënuar ndaj Ascolit kanë sjellë shumë entuziazëm në ambientin genoan. Genoa, sidomos në shtëpi është një kundërshtar i vështirë për të gjithë.
Top Channel