Zyrtare/ Partizani përforcohet në mbrojtje, nënshkruan me ish futbollistin e Besës
Ditët e fundit Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez u bënë protagonistët e medias rozë dhe jo vetëm për zhvillimin në mënyrë sekrete të ceremonisë së tyre të martesës.
Vetëm pak ditë pasi çifti bëri betimet në altar, bashkëshortja e yllit portugez të futbollit, Georgina Rodriguez mori vendimin ‘surprizë’ të saj.
Sipas asaj që publikon media portugeze, Georgina ka vendosur që të bëhet nëna ligjore e 3 fëmijëve të Cristiano Ronaldos, Cristiano Jr, Mateo dhe Eva përmes adoptimit të tyre.
Ndërkaq, vijojnë të dalin detaje dhe prapaskena të reja në lidhje me ceremoninë e martesës së një prej çifteve më të famshme në botë. Sipas marrëveshjes paramartesore, Cristiano Ronaldo është i detyruar që çdo muaj, gjatë gjithë jetës së tij, do t’i duhet t’i japë Georginës 100 mijë euro në rast divorci.
Top Channel