Goditi me shuplakë kundërshtarin në sfidën me Philadelphian, MLS gjobit Lionel Messin

22/08/2026 11:52

Lionel Messi në ditët e fundit është bërë protagonist i një gjesti aspak sportiv. Gjithçka ndodhi në ndeshjen mes Inter Miamit dhe Philadelphias e mbyllur me barazimin 2-2 ku kapiteni i skuadrës nga Florida arriti të gjejë edhe rrugën e rrjetës.

Argjentinasi u bë protagonist i një episodi të shëmtuar me Quinn Sullivan teksa e gjuajti këtë të fundit me një shuplakë në pjesën e pasme të qafës. Një veprim antisportiv ky që i kushtoi një gjobë yllit të futbollit botëror, gjë që e konfirmoi vetë Major League Soccer

‘Komisioni i Disiplinës në MLS gjobiti me një shumë që nuk bëhet e ditur, sulmuesin e Inter Miamit, Lionel Messi për thyerje të politikës së Ligës në lidhje me duart në fytyrë/ kokë/ qafë ndaj një kundërshtari në minutën e 101 të ndeshjes mes Miamit dhe Philadelphia në 19 gusht’-theksohet në komunikatën e Major League Soccer.

Top Channel