Pronar, njeri i merkatos dhe… motivues. Gerry Cardinale është me të vërtetë i gjithanshëm dhe ditën e premte në Milanello ai mori dy ‘po’ të rëndësishme; nga Rabiot dhe Maignan që do të jenë në qendër të projektit të ri kuqezi. Askush nuk do të largohet dhe dy lojtarët qëndrojnë të Milani për të ndihmuar Amorim.

Dhe e gjithë kjo ndodh, pavarësisht polemikave të tifozëve për pushimet e zgjatura të autorizuara nga trajneri siç e shpjegoi ai vetë publikisht.

Me fjalë të tjera bisedimet e numrit 1 të RedBird me liderët e skuadrës sollën frytet e shpresuara. Nëse portieri francez u konfirmua kapiten, sipas Corriere della Sera, Modric, Gabbia e Pavlovic kanë shfaqur një lloj entuziazmi për kampionatin. Diskutimet e Cardinales për projektin e ri duket se i kanë bindur të gjithë.

Por Cardinale, që pritet të jetë në Torino në stadium për të ndjekur ndeshjen e parë sezonale të Molanit, duket se nuk ka pasur diskutime të thella me Leaon. Gjithnjë sipas Corriere Della Sera, ai dhe futbollisti janë takist por nuk ka pasur zhvillime të rëndësishme përsa i përket largimit të tij. Portugezi u përfshi në listën e futbollistëve që mund të aktivizohen nga Milani në Serie A, por mbetet me valixhet gati.

Top Channel