Do të jetë Lando Norris ai që do të niset nga vendi i parë në garën klasike të së dielës në Çmimin e Madh të Holandës në Botërorin e Formula 1. Kampioni i botës në fuqi fitoi pole position këtë të shtunë duke e përshkuar pistën e Zandvoort me kohën 1 minutë 11 sekonda e 163 të mijtat.

Bashkë me të në vijën e parë të startit të garës do të jetë George Russell, fituesi i Garës Sprint me pilotin e Mercedes që u pozicionua në vendin e dytë me 102 të mijtat më shumë se bashkëkombasi i tij i McLaren.  Menjëherë pas tij është piloti tjetër i Mercedes, Andrea Kimi Antonelli që shënoi kohën e tretë më të mirë duke lënë pas Oscar Piastri me McLaren në vendin e katërt.

Vija e tretë e nisjes së garës është e gjitha e kuqe pasi u pushtua nga Ferrari me Leëis Hamilton dhe Charles Leclerc të renditur respektivisht në vendin e pestë dhe të gjashtë dhe menjëherë pas tyre vijnë dy makinat Red Bull, me Max verstappen në vendin e 7 dhe Liam Laëson në të tetin me këtë të fundit që kishte zëvendësuar Isack Hadjar të dëmtuar. Dhjetëshen më të mirë të provave kualifikuese të garës së Holandës e plotësojnë Gabriel Bortoleto dhe Arvid Linblad që u renditën respektivisht në vendin e 9 dhe të 10.

Top Channel