Formula 1/ George Russell fiton pole position për Garën Sprint në Holandë
George Russell bën të tijin raundin e parë të Çmimit të Madh të Holandës në Botërorin e Formula 1. Piloti anglez i Mercedes fitoi Garën Sprint të kësaj ndalese në pistën e Zandvoort në një garë që u kursye nga reshjet e shiut që nisën vetëm pasi Russell kaloi vijën e finishit.
Starti i Garës Sprint ishte perfekte për George Russell që një ditë më parë kishte fituar pole positionin për këtë garë me pilotin e Mercedes që diti ta mbajë kryesimin e tij nga fillimi deri në fund me anglezin që regjistroi suksesin e tretë përsa iu përket Garave Sprint.
Në podium u ngjitën edhe pilotët e Ferrarit dhe McLaren, Charles Leclerc dhe Lando Norris të pozicionuar respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë. Lideri i kampionatit, Andrea Kimi Antonelli mbeti jashtë podiumit duke u pozicionuar në vendin e katërt duke lënë pas pilotin tjetër të McLaren, Oscar Piastri.
Klasifikimin e 8 pilotëve më të mirë të Garës Sprint të Holandës, duke nisur nga vendi i 6, e plotësojnë Max Verstappen, Lewis Hamilton dhe Pierre Gasly.
Top Channel