Premier League/ Everton e nis me këmbë të mbarë, mposht Crystal Palace. Ipswich pa Anis Mehmetin befason Sunderlandin e Granit Xhakës

22/08/2026 18:49

Evertoni e nisi me këmbë të mbarë sezonin e ri të Premier League. Skuadra nga Liverpool mposhti në javën e parë Crystal Palace me rezultatin 2-0 duke u kthyer te suksesi në ndeshjen hapëse të kompeticionit pas 5 vitesh dhe tani sheh të marrë 3 pikët e para në sezonin e ri.

Skuadra e  drejtuar nga David Moyes e zhbllokoi rezultatin vetëm pak para mbylljes së pjesës së parë, pikërisht në minutën e 42 teksa shënoi me Dewsbury-Hall për të shkuar në pushimin e ndeshjes me rezultatin 1-0 në favor. Në fillimin e pjesës së dytë, Evertoni shënoi sërish, këtë radhë me anë të Thierno Barry për të çuar shifrat në 2-0.  Historitë e kësaj ndeshjeje nuk ndryshuan më me Evertonin që e fitoi 3-0 duke e nisur kështu në mënyrën më të mirë sezonin.

Në mënyrë perfekte e nisi kampionatin edhe Ipswich që gjunjëzoi Sunderlandin e Granit Xhakës me rezultatin 2-1. Ipswich, që ishte pa Anis Mehmetin i cili nuk ishte as në stol, shënoi fillimisht me Emerson për Angulo ktheu barazpeshën për Sunderlandin duke shënuar golin e barazimit 1-1. Kur u mendua se kjo ndeshje nuk do të kishte fitues, Ipsëich ndëshkoi Sunderlandin për herë të dytë teksa me Jack Clarke shënoi golin e fitores 2-1. Edhe Leeds e nisi mjaft mirë sezonin e ri në kampionatin anglez teksa mposhti Nottingham Forest në fushën e këtij te fundit 1-0, ku vendimtar për Leeds rezultoi Stach me golin e shënuar në minutën e 88 të ndeshjes.

Top Channel