Mbi një vit punë pa lejen e sigurisë/ Shtëpia e Bardhë përballet me pikëpyetje për ndihmësen e Trump, ish-zyrtari: Është tronditëse që…
Një pushim në Lido di Spina, në provincën e Ferrarës, përfundoi me ndërhyrjen e policisë dhe arrestimin e një burri, i dyshuar se ka ushtruar dhunë ndaj partneres së tij.
Sipas autoriteteve italiane, burri dyshohet se e ka goditur partneren gjatë qëndrimit të tyre në zonë, duke i shkaktuar frakturë të hundës dhe dëmtim të një brinje.
Pas dhunës, ai dyshohet se e ka penguar gruan të shkonte në spital dhe e ka kërcënuar me vdekje, duke e detyruar të qëndronte në banesë gjatë natës, pavarësisht plagëve.
Ngjarja u zbulua disa ditë më parë, në orët e mëngjesit, kur fqinjët dëgjuan të bërtiturat që vinin nga banesa ku po qëndronte çifti, dy turistë identiteti i të cilëve nuk është bërë publik. Ata njoftuan menjëherë autoritetet.
Karabinierët mbërritën në vendngjarje dhe nisën hetimet, ndërsa gruaja u dërgua për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, pas dhunës dyshohet se kanë qëndruar dyshimet për një tradhti të mundshme, të ngritura nga burri ndaj partneres së tij.
Burri është arrestuar nga karabinierët me akuzën e keqtrajtimit në familje, ndërsa hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes vijojnë.
Top Channel