George Russell është fituesi i pole position për Garën Sprint në Çmimin e Madh të Holandës në Botërorin e Formula 1.

Piloti anglez i Mercedes e përshkroi pistën e Zandvoort me kohën 1 minutë 11 sekonda e 567 të mijtat duke krijuar një avantazh me vetëm 41 të mijrat me kampionin e botës në fuqi Lando Norris në vendin e dytë, ndërkohë që kohën e tretë më të mirë e regjistroi  Charles Leclerc me Ferrari  që la pas McLarenin tjetër, atë të Oscar Piastrit.

Në vijën e tretë të startit të Garës Sprint janë Andrea Kimi Antonelli me Mercedes dhe Max Verstappen që u pozicionuan respektivisht në vendin e 5 dhe të 6 të ndjekur nga Leëis Hamilotn dhe Pierre Gasly që pushtuan vijën e katërt të nisjës, ndërkohë që dhjetëshen më të mirë të provave kualifikuese të Garës Spritn e plotësuan Gabriel Bortoleto dhe Arvit Lindblad.

Top Channel