Turqia lëshon urdhër-arrest ndërkombëtar për Benjamin Netanyahun dhe një shtetas tjetër izraelit, zbulohet arsyeja
Dy zjarre shpërthyen mbrëmë në qytetet Schaffhausen dhe Tüssiz në Zvicër, duke plagosur 19 persona, ndërsa pesë të tjerë ende rezultojnë të zhdukur, njoftuan sot departamentet lokale të policisë.
Në Tüssiz, në kantonin e Grisons, një “zjarr i madh” shpërtheu mbrëmë.
“Një restorant dhe apartamente u dogjën plotësisht. Pesë persona rezultojnë të zhdukur. Katërmbëdhjetë persona arritën të dilnin nga ndërtesa që po digjej. Midis tyre janë tetë të plagosur: dy rëndë, dy në gjendje të moderuar dhe dy në gjendje të lehtë”, tha policia në një deklaratë.
Të plagosurit morën ndihmën e parë në vend dhe u dërguan në tre spitale në zonë, si dhe në Cyrih.
Një hetim është nisur për të sqaruar shkaqet e këtij zjarri, i cili, sipas policisë, “filloi në katin e dytë të ndërtesës”.
“Shkallët u shembën dhe çatia duhej të hapej me ndihmën e një vinçi”, shpjegoi ai.
Pothuajse 100 zjarrfikës u mobilizuan për të shuar zjarrin, me operacionet që vazhduan këtë mëngjes. Në një foto të publikuar nga policia, shihet një ndërtesë banimi shumëkatëshe duke u djegur. Flakë të mëdha dalin nga dritaret e një kati të lartë, ndërsa një re e dendur tymi ngrihet mbi ndërtesë.
Në një incident tjetër të enjten në mbrëmje, rreth orës 22:30, shpërtheu një zjarr tjetër, këtë herë në kuzhinën e një pallati apartamentesh në qytetin Schaffhausen, pranë kufirit gjerman.
“Njëmbëdhjetë persona u plagosën, nëntë prej të cilëve u dërguan në spital”, tha policia lokale në një deklaratë, duke shtuar se një oficer policie ishte midis të plagosurve.
Zjarri shpërtheu në një apartament që ishte tashmë në flakë kur mbërritën zjarrfikësit dhe falë përpjekjeve të tyre, “zjarri nuk u përhap në apartamente të tjera”.
“Shkaqet e sakta të zjarrit po hetohen”, theksoi ai.
Top Channel