Zjarr në masivin pyjor pranë qytetit të Milotit, avancimi i shpejtë i flakëve rrezikon banesat e qytetarëve
20/08/2026 15:55
Një vatër zjarri ka përfshirë masivin pyjor mbi qytetin e Milotit, në Bashkinë Kurbin, duke shkaktuar shqetësim për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve.
Bimësia e dendur po favorizon avancimin e zjarrit, ndërsa tymi dhe flakët janë afruar drejt zonës së banuar, duke rritur rrezikun për banorët dhe objektet pranë saj.
Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse të Bashkisë Kurbin, të mbështetura nga strukturat e tjera të emergjencave, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Ndërhyrja vështirësohet nga terreni i thyer dhe dendësia e bimësisë, ndërsa situata po monitorohet në vijimësi për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt zonave të banuara.
Top Channel