Stadiumi mitik Camp Nou ka qenë një impiant ku Sylvinho ka përjetuar shumë kujtime që iu kthyen menjëherë në mendje në mbrëmjen e së mërkurës.

Ish trajneri i Kombëtares shqiptare ishte në shkallët e këtij impianti të jashtëzakonshëm për të ndjekur sfidën mes Barcelonës dhe Al Ahly për trofeun Gamper, me Sylvinhon që nuk i fshehu emocionet e tij të cilat i shprehu përmes një postimi në rrjetet sociale ku ndër të tjerat falënderoi Drejtorin aktual Sportiv të katalanasve Deco, me të cilin ai dikur ka ndarë dhomat e zhveshjes

‘Dje u ktheva në Camp Nou. Është e vështirë për të thënë me fjalë se çfarë do të thotë për mua ky vend. Ky është vendi ku kam përjetuar disa nga ditët më të lumtura në karrierën time. Të rikthehem, të ndiej atë atmosferë, të pritem me kaq shumë dashamirësi… çfarë ndjesie e jashtëzakonshme. Mirënjohje për Barcelonën dhe gjithë njerëzit e saj për mikpritjen. Një falënderim për presidentin, drejtuesit e klubit dhe veçanërisht për Decón, mikun tim të përhershëm, i cili sot drejton me shumë klas futbollin e klubit. Faleminderit, Barcelona!’-lexohej në postimin e Sylvinhos.

Top Channel