Tragjedi në Nigeri/ Varka e mbingarkuar përmbyset dhe fundoset, humbin jetën 40 fëmijë, dhjetëra të tjerë të zhdukur
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas shembjes së një miniere të paligjshme ari në jugperëndim të Kolumbisë.
Ngjarja ndodhi të martën në mbrëmje, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit po zhvillohen me vështirësi për shkak të paqëndrueshmërisë së tokës.
Zyrtari i qeverisë së rajonit Nariño, Freddy Gamez, tha për mediat lokale se një argjinaturë u shemb mbi punëtorët për shkak të lëvizjeve brenda minierës.
Sipas një burimi qeveritar rajonal, një shpërthim brenda minierës shkaktoi zhvendosjen dhe rënien e dheut mbi punëtorët.
Deslizamiento de tierra dejó múltiples víctimas en una mina de oro a cielo abierto en Colombia
Al menos trece personas murieron y siete resultaron heridas por un deslizamiento de tierra en una mina de oro a cielo abierto que era explotada en el departamento colombiano de Nariño,… pic.twitter.com/aKU6N46yn3
— NotiExpresColor (@NotiExpressColo) August 20, 2026
Fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë ekskavatorë duke punuar në një terren shumë të pjerrët, ndërsa ekipet e emergjencës po përpiqen të kontrollojnë situatën dhe të vijojnë kërkimet.
Aksidentet në miniera janë të shpeshta në Kolumbi, veçanërisht në operacionet e paligjshme, ku shpesh mungojnë masat dhe kontrollet e nevojshme të sigurisë.
Grumbullimi i gazit konsiderohet një nga shkaqet kryesore të shpërthimeve në minierat kolumbiane.
Top Channel