Rusia sulme në Kiev, Chernihiv dhe Odesa, qytetarët: Po na vrasin, urgjent mbrojtje antibalistike

20/08/2026 11:38

Tre qytetet njëkohësisht shënjestruan forcat ruse gjatë natës në Ukrainë, duke mbjellë terror në Kiev, Chernihiv e Odesa.

Blloqe apartamentesh dhe magazina u goditën në zona të ndryshme të kryeqytetit ukrainas gjatë natës, njoftoi Shërbimi Shtetëror i Emergjencave (DSNS), ndërsa u dëmtuan gjithashtu një spital për fëmijë dhe një shkollë.

Të paktën 13 persona humbën jetën e rreth 40 të tjerë mbetën të plagosur. Ministria ruse e Mbrojtjes e pohoi se kishte përdorur armë të lëshuara nga ajri, toka dhe deti për të goditur objekte ushtarake dhe civile, duke shtuar se ishin rrëzuar 726 dronë ukrainas.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se vdekjet ishin pasojë e mungesës së raketave të mbrojtjes ajrore, furnizimin me të cilave Kievi e siguron nga aleatët perëndimorë.

“Për sa kohë Ukraina nuk ka mjaftueshëm sisteme kundër raketave balistike, Rusia nuk do të mendojë seriozisht për paqen”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Sulmet ndaj Kievit nisën rreth mesnatës sipas orës lokale, ndërsa sirenat e alarmit ajror u dëgjuan në të gjithë qytetin. Më pas, rreth 20 raketa ruse goditën objektiva në qytet. Sulmet ndërprenë energjinë elektrike për mijëra prona, duke zhytur në errësirë disa pjesë të rajonit të Kievit.

Në rajonin e Odesës, pohoi presidenti ukrainas, pati një sulm me dronë kundër një pike kufitare me Moldavinë; ndërsa në rajonin e Çernihivit, u shënjestrua infrastukrura e gazit.

“Falënderoj të gjithë punonjësit e shpëtimit, mjekët, efektivët e policisë dhe ekipet e shërbimeve të emergjencës, të cilët u kanë ardhur në ndihmë banorëve që në çastet e para”, shtoi Zelensky.

E premtja u shpall ditë zie për personat që humbën jetën gjatë natës.

Top Channel