E ardhmja e Ardian Ismajlit mund të jetë larg Torinos. Sipas asaj që publikohet në median italiane, mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare është vënë në shënjestrën e Udineses.

Klubi friulan është në kërkim të një mbrojtësi me eksperiencë dhe të besueshëm për t’ia dhuruar trajnerit Runjaic dhe Ismajli duket se ka profilin ideal.

Ismajli është pjesë e Torinos dhe për momentin nuk është titulla. Ardhjet e Comuzzo dhe Comert dhe qëndrimi i Coco kanë bërë që qendërmbrojtësi shqiptar të mos jetë zgjedhja e parë e stafit teknik.

Ndërsa te Udinese, 30 vjeçari do të ketë mundësi të luajë më shumë; për momentin për qendërmbrojtësin e djathtë Runjaic duhet të zgjedhë mes Bertola dhe Palma dhe ardhja e një futbollisti si Ismajli do të ishte zgjidhja e pëlqyeshme për të gjithë.

Top Channel