MLS, Lionel Messi kthehet te goli, shënon ndaj Philadelphias dhe ia dedikon babait të tij(VIDEO)

20/08/2026 11:07

Lionel Messi është kthyer te goli në kampionatin amerikan të futbollit. Sulmuesi argjentinas shënoi në ndeshjen mes Inter Miamit dhe Philadelphias e mbyllur me barazimin 2-2.

Kapiteni i skuadrës nga Florida i dha avantazhin 2-1 skuadrës së tij në minutën e 26 me një gjuajtje me të majtën pasi kishte hyrë në zonë. Pas festimit të përmbajtur me shokët e tij të skuadrës, Lionel Messi vijoi me gjestin tipik duke drejtuar gishtin nga qielli që tani ka një domëthënie akoma më të veçantë.

Messi nuk ia doli të gjejë rrugën e rrjetës në dy ndeshjet e tjera të luajtuar që pas kthimit nga Argjentina pas ndarjes nga jeta të babait të tij Jorge në 8 gusht. Në ato dy ndeshje Inter Miami humbi 3-2  ndaj skuadrës meksikane, Leon duke u eliminuar nga Leagues Cup, përpara se të humbiste 4-1 me Nashvillë për kampionat, një ndeshje kjo ku Messi humbi një 11 metërsh.

Inter Miamu nuk fiton prej 4 ndeshjesh dhe tani është 7 pikë prapa Nashville, skuadra që kryeson klasifikimin e Konferencës së Lindjes

VIDEO goli i Messit

Top Channel