MLS, Lionel Messi kthehet te goli, shënon ndaj Philadelphias dhe ia dedikon babait të tij(VIDEO)
Vizita e Jorge Mendes te Milani këtë të mërkurë jo vetëm që i parapriu zyrtarizimit të Diego Moreirës, por shërbeu më shumë për të dhënë të reja të rëndësishme në lidhje me të ardhmen e Rafael Leaos.
Gerry Cardinale konfirmoi vullnetin e klubit, sigurisht edhe me miratimin e Amorim për të ndarë rrugët me futbollistin portugez.
Një zgjedhje e qartë dhe përfundimtare që në këto 10 ditë të mbetura në merkaton e transferimeve mund të sjellë edhe vendime të forta si psh, lënien e futbollistit jashtë skuadre në ndeshjen me Torinon; një tjetër shenjë kjo që tregon se Leao është jashtë projektit të Milanit me futbollistin që këto ditë të fundit rrezikon t’i kalojë si i izoluar në klub
Po kështu, në 6 orët e takimit të së mërkurës u konfirmua se shitja e Leaos nuk duhet bërë me. një çmim të lirë. Kërkesa e klubit për kartonin e futbollistit ka rënë në 50 milionë euro, shifra e duhur që Milani pret deri në 1 shtator. Shpresat janë të gjitha te Turqia ku pritet një ofensivë nga Galatasaray që deri tani ka arritur të ofrojë deri në 40 milionë euro.
Top Channel