Interi mban fort Lautaro Martinez. Kapiteni i skuadrës zikaltër nuk është në merkato pavarësisht zërave të fundit që kanë ardhur nga Spanja dhe Argjentina.

Sipas medias italiane, as Barcelona dhe as agjentët e futbollistit nuk kanë paraqitur te zyrat e Interit ndonjë ofertë për sulmuesin argjentinas, e ardhmja e të cilit do të vazhdojë të jetë e lidhur me kampionët e Italisë.

Që nga transferimi te Interi në 2018, Lautaro Martinez ka shënuar 175 gola në 376 ndeshje me fanellën zikaltër. Në orët e fundit u fol për interesimin e Barcelonës për të pas dështimit në tentativën për të siguruar shërbimin e Julian Alvarez nga Atletico Madrid me katalanasit që ishin gati të ofronin deri në 100 milionë euro për kartonin e tij.

Ndërkaq, Lautaro Martinez po përgatitet të nisë sezonin e tij të 9 me skuadrën e Interit dhe me shiritin e kapitenit në krah.

Top Channel