Frikë në Perunë jugore, regjistrohet tërmet me magnitudë 7.2 ballë i shkallës rihter

20/08/2026 20:50

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.2 ballë të shkallës Rihter goditi sot Perunë jugore, njoftoi Instituti Gjeofizik Peruan.

Epiqendra ishte 35 kilometra në veri të qytetit të Coracoara në departamentin Parinacochas dhe thellësia fokale u vlerësua në 108 kilometra.

Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) dhe Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) raportuan se tërmeti kishte një magnitudë prej 6.7 ballësh.

Deri më tani, nuk ka informacione për viktima.

Top Channel