Max Verstappen nuk largohet nga Red Bull. Ajo që shoi përfundimisht zërat për një largim të mundshëm të holandezit ishte vetë skuderia austriake që konfirmoi zyrtarisht rinovimin e kontratës me 4 herë kampionin e botës deri në vitin 2030.

‘Edhe 4 vjet të tjerë plot dedikim. Jemi të lumtur që të bëjmë të ditur se Max nënshkroi rinovimin e kontratës me skuadrën deri në fund të 2030-theksohet në njoftimin e Red Bull në rrjetet sociale të shoqëruar edhe me një video të këndshme me protagonistë vetë pilotin dhe shefin e skuadrës Laurent Mekies

‘Të kesh Max që vazhdon të punojë me ne dhe të kesh mundësinë të besosh te piloti më i mirë është një lajm fantastik për të gjithë te Red Bull, Oracle Red Bull Racing, ashtu sikurse edhe për Formula 1 dhe botën e motorsportit në përgjithësi-pohoi Laurent Mekies-vendimi për të vijuar rrugëtimin tonë së bashku, bazohet të besimi që Max dhe skuadra kanë ndërtuar gjatë viteve si dhe te besimi që Max ka te njerëzit tanë, te kultura jonë dhe te vizioni ynë për të ardhmen’.

Edhe vetë Verstappen është shfaqur i kënaqur për rinovimin e kontratës me skuderinë austriake.

‘Jam me të vërtet i kënaque për zgjatjen e kontratës. Kemi personat më të mirë dhe jam entuziast që do të vazhdojmë të punojmë të gjithë së bashku për t’u kthyer në majë-deklaroi Verstappen-Dua të falenderoj Red Bull, Laurent dhe të gjithë në Oracle Red Bull Racing për besimin që më kanë dhënë’.

Top Channel