“Pika që derdhi gotën”, shkarkimi i Lamour nxit revoltën e radhës kundër Infantinos në FIFA
Juventusi paraditen e kësaj të mërkure zhvilloi seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për debutimin në Serie A të sezonit të ri ndaj Frosinones.
Federico Gatti vijon të bëjë një punë të diferencuar për shkak të një dëmtimi të pësuar në kavilje në përfundim të miqësores me Juve Next Gen pas një ndërhyrjeje të pavullnetshme të një tifozi gjatë pushtimit paqësor të fushës. Gjendja e futbollistit nuk e shqetëson stafin teknik të bardhezinjve, ndërkohë që edhe Cambiaso është stërvitur veçmas skuadrës.
Por çfarë ndodhi mes Gatti dhe tifozit? Siç e do tradita te Zonja e Vjetër, gjatë miqësoret në familje mes Juventusit dhe Next Gen kishte një pushtim paqësor te fushës nga ana e tifozëve që kërkonin të bënin sa më shumë foto e për të marrë autografë nga idhujt e tyre.
Në mënyrë të pavullnetshme një tifoz bardhezi rrëshqiti në fushën e lojës teksa ishte duke iu afruar Gattit duke e goditur futbollistin nga prapa në kavilje pas një përplasjeje të fortë.
Top Channel