Avioni privat pëson defekt, piloti realizon ulje spektakolare në Ohio
Një refugjat palestinez, gruaja e tij dhe vajza e tyre adoleshente janë tre anëtarët e familjes që humbën jetën në West Sussex të Britanisë teksa notonin.
Ata janë Hossam El-Hawas, gruaja e tij Zeina Alian dhe vajza e tyre adoleshente Sarah, të cilët u mbytën ndërsa notonin rreth orës 3 të pasdites ditës së djeshme, me kushtet e detit që ishin të vështira për shkak të valëve të forta.
Vajza më e vogël e familjes, Shaja, u nxor e gjallë, por mbetet në gjendje kritike.
Ambasada Palestineze konfirmoi se El-Hawas ishte një palestinez që kishte mbërritur në Britani nga një kamp refugjatësh në Liban. Sipas Forumit Palestinez në Britani, familja vinte nga kampi i refugjatëve Rashidiya.
Familja po bënte kamping pranë Portit Shoreham për disa javë. Të martën, katër anëtarët e familjes shkuan në det për të notuar para se të ishin në rrezik, sipas Daily Mail.
Dëshmitarët okularë pohojnë se tragjedia mund të ketë filluar kur njëri prej fëmijëve u ngatërrua në një rrjetë peshkimi. Megjithatë, ky informacion vjen nga dëshmitë dhe nuk është konfirmuar nga autoritetet.
Top Channel