Pas kërkesave absurde të Depay, holandezi dhe Corinthians bëjnë paqe dhe rinovojnë kontratën deri në 2028

19/08/2026 13:06

Memphis Depay dhe Corinthians pajtohen. Futbollisti holandez rinovoi kontratën me klubin brazilian deri në vitin 2028.

Depay i kishte mbyllur raportet me Corinthians sepse klubi ishte i zemëruar për disa kërkesa të çmendura të futbollistit gjatë bisedimeve.

Mes kërkesave absurde të Depay ishin: një suitë private në dispozicion në brendësi të stadiumit, mundësia për të përdorur stadiumin për eventet e tij private, 50% të të ardhurave të këtyre eventeve, një përqindje ekonomike të shpërblimit në rast fitoreje të Botërorit të Klubeve 2029 e vlefshme edhe nëse në atë datë ai nuk do të luajë për Corinthians.

Palët arritën të gjenin një rrugë te mesme me futbollistin që i reduktoi pretendimet e tij dhe në fund u arrit marrëveshja për rinovimin e kontratës me Depay deri në vitin 2028.

Top Channel