Milan, merkatoja është rreth…Jorge Mendes, agjenti i famshëm është në Itali, do takohet me Cardinalen

19/08/2026 12:50

Jorge Mendes është në Itali. Prania e agjentit të fuqishëm të futbollistëve në tokën italiane përbën lajm dhe ka ndezur fantazinë e shumë tifozëve.

Në të vërtetë, portugezi mbërriti në Romë ditën e martë me Rodrigo Moran për të sistemuar të gjitha detajet e transferimit të futbollistit te verdhekuqtë të cilët më pas bëne edhe zyrtarizimin.

Me klubin roman nuk u fol për Rafael Leaon, por e ardhmja e ish futbollistit të Lille di të jetë një prej temave që do të diskutobhen në takimin e programuar me Gerry Cardinale që do të mbahet në Milano.

Për më tepër, Mendes është epiqendra e merkatos së kuqezinjve. Me përjashtim të operacionit Mario Gila i ardhur nga Lazio, agjenti dhe ndërmjetësi luzitan është marrë me të gjitha veprimet në blerje të Milanit. Nga Gonçalo Ramos te Moreira; kudo është dora e Mendes pas tratativave të Milanit. Kështu që nga takimi me Cardinalen mund të dalë një emër tjetër për t’u marrë në merkato, me shumë mundësi një qendërmbrojtës i ri për Amorim. Por detyra më e vështirë e Mendes është t’i gjejë një sistemim Leaos. Fantazisti nuk ka shumë merkato në Evropë dhe gjithnjë e ka refuzuar mundësinë për të kaluar në kampionatin turk.

Top Channel