Rusia po furnizon me mjete ushtarake Iranin? Evropa zbulon se Moska po përdor detin Kaspik për të transportuar dronë e eksplozivë drejt Teheranit Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka kaluar sërish mbi 91 dollarë për fuçi, duke arritur nivelin më të lartë që nga fundi i korrikut.
Nafta Brent, referenca kryesore për tregun global, u tregtua rreth 91 dollarë, ndërsa WTI amerikane u ngjit pranë 85 dollarëve. Luhatjet e reja të cmimit vijnë në një moment tensioni të shtuar mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, ndërsa shpresat për një marrëveshje të shpejtë për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit po zbehen.
Huthit në Jemen, të mbështetur nga Irani, pohuan se kishin shënjestruar rafinerinë e Saudi Aramco-s në jugperëndim të Arabisë Saudite. CNN nuk ka mundur ta verifikojë në mënyrë të pavarur këtë pretendim, ndërsa autoritetet saudite nuk kanë bërë ende ndonjë koment.
Nga ana tjetër, shqetësim ngjalli në tregje edhe njoftimi se një anije ishte goditur nga një “predhë e panjohur” në Ngushticën e Hormuzit, e cila sipas Iranit do të vijojë të mbetet e mbyllur. Republika islamike ka vendosur kushte për hapjen e kësaj rruge strategjike të transportit, duke kërkuar ndër të tjera heqjen e sanksioneve amerikane ndaj naftës iraniane e fundin e kërcënimeve dhe të operacioneve ushtarake.
Tregjet tashmë po reagojnë ndaj pasigurisë, ndërsa analistët paralajmërojnë se çmimet e naftës mund të mbeten të larta nëse ngushtica nuk rihapet dhe tensionet në rajon vazhdojnë.
Top Channel