Katër shqiptarë në fushë në Champions League/ Barazimet dominojnë në 3 ndeshjet e para të raundit të playoffit
Reali i Madridit prezanton zyrtarisht Jose Mourinhon si trajnerin e ri në një event privat të rezervuar vetëm per institucioneve dhe me dyer të mbyllura për median. Në sallën e mbledhjeve në qëndrën sportive të Los Blancos, presidenti Florentino Perez i uroi mirëseardhjen trajnerit portugez qe nënshkroi një kontratë që do ta lidhë me klubin merenges deri në 30 qershor 2029.
Special One mori në dorëzim në nder të tij një fanellë të personalizuar dhe riprodhimin në miniaturë të stadiumit ‘Santiago Bernabeu’. Për Jose Mourinho bëhet fjalë për një rikthim te Reali i Madridit, të cilin e ka drejtuar edhe në periudhën 2010-2013 duke fituar një titull në La Liga, një Kupë Mbreti dhe një Superkupë të Spanjës.
‘U ktheva në shtëpi, e konsideroj vetën si një prej jush-ishin fjalët e para të Jose Mourinhos-herën e parë që erdha te Reali i Madridit, ishte kulmi i suksesit profesional, tani është edhe aspekti emotiv dhe personal. Besoj se këtë herë është shumë më speciale se më parë. E rëndësishme është se punoj për Realin e Madridit dhe dëshiroja që të jetë kështu për të gjithë në Valdebebas. Ajo që mund t’iu them tifozëve është se jam një nga ju, gjithnjë kam qenë që nga momenti kur u largova’.
Top Channel