Juventus, mbyllet më në fund çështja Arthur, në 6 vjet braziliani i kushtoi 1.5 milionë euro për ndeshje
Pas deklaratave të Paolo Maldinit për sektorin e të rinjve të Milanit dhe kundërpërgjigjes së Filippo Gallit, një tjetër ish mbrojtës kuqezi, Stefano Nava, ndërhyri për të mbrojtur sistemin e formimit të lojtarëve të Milanit.
Paoli Maldini i kishte kritikuar metodat duke theksuar se taktika po e mbyste talentin. Galli, që për një kohë të gjatë, ka qenë përgjegjës i sektorit u kundërpërgjigj duke mbrojtur punën e tij dhe atë të kolegëve të tij.
Edhe Nava, ish futbollist dhe trajner nga ekipet Giovanissimi te Primavera, pikërisht në periudhën e Filippo Gallit, foli për metodikën e aplikuar në ato vite duke e përkufizuar më shumë veten një edukator sesa një trajner. Ai saktësoi se objektivi kryesor gjithnjë ka qenë që të favorizohet rritja e lojtarëve më shumë në aspektin human sesa atë futbollistik, duke formuar futbollistin e duke nxjerrë në pah talentin. Nava, duke konfirmuar fjalët e Gallit, mohoi se është kërkuar të burgosej talenti. Në të vërtetë, sipas tij, metoda synonte vlerësimin e kualiteteve individuale për t’i integruar më pas në një kontekst kolektiv. Kjo metodologji është përshkruar si vizionare. Nava konfirmoi se asnjëherë nuk ka qenë ideja për të privilegjuar taktikën kundrejt cilësive individuale; talenti ishte një element qendror i një sistemi të përkufizuar si vizionar sepse eksploronte një qasje që në atë kohë nuk njihej as nga skuadrat e para.
‘Vihej theksi te zotërimi i topit duke nisur nga portieri-deklaroi Nava-koncepte të vështirë për t’u parë në atë kohë. Objektivi kryesor nuk ka qenë asnjëherë rezultati i një ndeshjeje të vetme, por rritja dhe formimi i futbollistëve për një periudhë të gjatë kohe’.
Top Channel