‘FIFA ka shtypur butonin e vetëshkatërrimit’/ Kreu i Premier League sulmon Infantinon, mbështet qëndrimin e Federatës Angleze

18/08/2026 23:22

Gianni Infantino dhe FIFA kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit. Futbolli anglez edhe njëherë del kundër mënyrës si po menaxhohet Federata Ndërkombëtare e Futbollit. Këtë radhë sulmi ka ardhur nga presidenti i Premier League, Richard Masters që në një intervistë për BBC ka drejtuar gishtin te projekti i FIFA që është hedhur poshtë tashmë që parashikonte shitjen një kuote të të drejtave komerciale te investitorët privatë.

‘Me atë plan, presidenti i FIFA, Infantino shtypi butonin e vetëshkatërrimit-tha Masters. Në këtë mënyrë kreu i ligës për klube ndër më të fuqishmet në botë i është bashkuar zërave që kërkojnë një reformë të qeverisjes së FIFA, ndërkohë që Infantino synon rizgjedhjen në postin e tij.

‘Është një problem i krijuar nga FIFA-vijoi kreu i Premier League-është vetëlëndim. Pasojat e një gjesti të tillë tani kushtëzon kërkimin e zgjidhjeve. Nuk besoj se FIFA duhet të marrë në konsideratë shitjen e kuotës së Kupës së Botës. Është një organizatë jofitimprurëse. Është një ide shumë e keqe dhe Federata Angleze e Futbollit mbajti qëndrimin e duhur kundrejt Infantinos’

Duke qenë në një linjë me UEFA, britanikët kritikuan menaxhimin e FIFA duke e konsideruar të paqartë.

‘Besoj se një kandidat në udhëheqje të koalicionit emergjent do të duhet të përfshijë reformën në fIFA në programin e tij, në mënyrë të veçantë përsa i përket reformës së rolit të presidentit dhe mënyrën e interveprimit të rolit të tij me këto çështje-përfundoi Masters

Top Channel