Zjarr i madh një hotel në Lungomare në Vlorë, 6 persona të plagosur. Disa prej tyre me fraktura, hidhen nga lartësia për t’i shpëtuar flakëve

16/08/2026 07:55

Një hotel në Lungomare në Vlorë është përfshirë nga flakët.

Si pasojë e zjarrit, 6 persona janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 3 prej tyre janë dërguar në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Flakët kanë nisur nga lokali në katin e parë të ndërtesës dhe janë përhapur edhe në katin e dytë, ku ndodhet hoteli.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin e zjarrit.

Ndërkohë, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel