Jamal Musiala tremb tifozët e Bayernit, humbet ndjenjat gjatë miqësores, Saibari arrin ta mbajë(VIDEO)
Të shohësh një futbollist 32 vjeçar si John Stones të emocionohet kaq shumë për një gol të shënuar në një ndeshje miqësore në muajin gusht, është diçka që nuk mund e sheh çdo ditë.
Në ndeshjen me Betis, futbollisti anglez tregoi menjëherë se nuk është një futbollist dosido. Fjalët e tij pas ndeshjes me Betisin janë plot lëvdata dhe afeksion për Interin.
‘Jam me të vërtetë shumë i lumtur; është një kënaqësi për mua që shënova këtë gol edhe për faktin se nuk më ndodh shpesh-tha John Stones-për mua është diçka speciale të vesh këtë fanellë dhe të shënoj gol, jam shumë entuziast për atë që do të vijë. Paraqitja e skuadrës ishte shumë pozitive, të gjithë kanë punuar shumë mirë dhe jam i kënaqur që iu dhashë një fitore të merituar’
Stones vijoi më tej në fjalën e tij duke mos e fshehur ndjesinë e tij për faktin që është futbollist i Interit.
‘Kjo është një fanellë shumë e bukur, një ndër më të bukurat në historinë e futbollit-shtoi Stones-ndihet gjithandej madhështia e këtij klubi në qendrën sportive, kam parë trofetë. Kjo është një skuadër speciale dhe unë jam krenar që jam pjesë e saj. Duam të shkruajmë faqe të reja të historisë. Serie A është e vështirë, ka shumë skuadra të forta që do të luftojnë për vendet në Champions; jam shumë entuziast për këtë sfidë të re dhe të njoh një stil të ri loje me të cilin nuk jamë mësuar. Dola nga zona ime e komfortit; të shohim se çfarë do të ndodhë’.
Top Channel