Davide Frattesi largohet nga Interi, por mbetet interist në shpirt e në zemër.

 Një ditë pas zyrtarizimit të transferimit të tij te Lazio, ish mesfushori zikaltër iu drejtua rrjeteve sociale për të dhënë një mesazh prekës teksa përshëndeti ish tifozët e tij me shumë afeksion dhe mirënjohje.

‘Është e vërtetë… ndoshta ishim të destinuar të ishim bashkë, ndoshta nuk përputheshim. Kemi pasur ulje-ngritje, por në ato moment kemi ndarë qiellin në dy pjesë. Ishte nderi më i madh i jetës sime që të luaja për ju, pastaj kur shihja San Siron që më nxiste…ndihesha i pamposhtur-theksonte Frattesi në mesazhin e tij-për fat të keq, pas asaj finaleje të mallkuar diçka ndryshoi dhe është e drejtë që të qëndrojnë te Interi vetëm ata që mund të japin 101%. Ju kam dashur si vëllezër e motra, do të jem gjithnjë tifozi juaj i patë. Davide’.

Top Channel