E ardhmja e Shpendit te Cesena, ja çfarë çmimi i ka vendosur klubi italian sulmuesit shqiptar
Anan Khalaili është zyrtarisht futbollist i Crystal Palace. Klubi londinez konfirmoi arritjen e marrëveshjes me Union St.Gilloise për futbollistin 21 vjeçar i cili pranoi të nënshkruajë një kontratë 5 vjeçare deri në 2031 me opsion zgjatjen e saj edhe për një vit tjetër.
Për të siguruar shërbimin e izraelitit, Crystal Palace pranoi të paguajë 21 milionë paundë dhe në marrëveshje janë përfshirë edhe bonuse
Anan Khalaili bëhet përforcimi i pestë i skuadrës londineze të drejtuar nga Pierre Sage pas Brennan Johnson, Oscar Mingueza, Evann Guessand dhe Takehiro Tomiyasu.
Vlen të kujtohet se Al Khalaili ishte shumë pranë transferimit te Interi dhe pritej vetëm zyrtarizimi, por futbollisti nuk i kaloi testet e CONI dhe kështu transferimi i tij te klubi zikaltër dështoi me 21 vjeçarin që shumë shpejt gjeti destinacionin e ri të tij.
Top Channel