Mikel Arteta qetëson tifozët e Arsenalit në lidhje me të ardhmen e tij në pankinën e skuadrës londineze.

Tekniku spanjoll, që është në vitin e fundit të kontratës me Topçinjtë deklaroi se do të nënshkruajë një kontratë të re, një kontratë kjo që do të shoqërohet me një rritje të pagës së tij.

Arteta foli për rinovimin e kontratës në prag të ndeshjes me Manchester United në finalen e Community Shield që do të luhet pasditen e së dielës në Cardiff.

‘Tifozët nuk duhet të shqetësohen sepse unë dua të qëndroj këtu-deklaroi Mikel Arteta-Jam shumë i lumtur. Ndihem shumë mirënjohës që të punoj me këta njerëz dhe kur të kemi mundësinë do të zgjidhim këtë çështje. Kjo është. Gjithnjë ka një prioritet tjetër. Kështu i kemi trajtuar gjërat në mënyrë që çdokush të ndihet komod se afati i kontratës nuk do të jetë një problem. Sigurisht që dëshira ime është të qëndroj këtu dhe unë jam shumë i lumtur këtu. Edhe në klubi ndihet kështu. Për këtë arsye çdo kush po i bën gjërat në mënyrë organike’.

Top Channel