Manovrat e Milanit, kuqezinjtë ‘spastrojnë’ sulmin, Gimenez shkon te Porto, çmim i ri për Leaon, Nkunku…

15/08/2026 10:34

Santiago Gimenez është gjithnjë e më pranë largimit nga Milani. Klubi kuqezi ka arritur një marrëveshje me Porton për transferimin e qendërsulmuesit meksikan; futbollisti do të kalojë te klubi portugez në formë huazimi me të drejtë blerjeje për një shifër mbi 20 milionë euro.

Tani ajo që mbetet të bëhet është mbyllja e operacionit nga të gjitha palët me skuadrën e Fariolit që mori një ditë kohë për të vlerësuar plotësisht gjendjen fizike të meksikanit që është rikthyer të luajë në mars pas një dëmtimi në kavilje që e mbajti jashtë fushave për 5 muaj.

Duke qëndruar te largimet, kuqezinjtë tashmë kanë vendosur të ulin çmimin për Rafael Leao. nga 60 milionë euro që e vlerësonin fillimisht atë në 40-45 milionë euro duke përfshirë edhe bonuset. Një lëvizje që mund të rizgjojë interesin e Galatasaray, klubi i vetëm që pretendon shërbimet e Leaos që u la jashtë skuadre për ndeshjen me Manchester United për një problem muskular, me portugezin që ëshrë në pritje të zhvillimeve të reja

Pasi u la jashtë projektit të trajnerit Amorim, Christopher Nkunku u largua nga Milano. Sulmuesi francez tani është në kërkim të një skuadre të re dhe tashmë kanë nisur kontaktet e para mes klubit milanez dhe atyre të interesuar për shërbimin e tij. Ndërkaq, përgënjeshtrohen zërat nga Franca që flisnin për një hyrje në garë të Barcelonës që është në kërkim të një sulmuesi pas largimit të Ferran Torres në drejtim të PSG.

Top Channel