Barcelona bën ofertën e tretë zyrtare për Rodrin, 70 milionë euro në tavolinë. Pritet përgjigja finale e Manchester Cityt
Sezoni i ri në kampionatin turk sapo ka nisur, por për Lucas Torreira situata duket gjithnjë e më shqetësuese. Mesfushori uruguaian i Galatasarayt është përballur sërish me një episod kërcënues në rrugët e Stambollit, duke bërë që e ardhmja e tij në Turqi të vihet seriozisht në pikëpyetje.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Torreira është kërcënuar dhe një person ka tentuar ta sulmojë fizikisht gjatë kohës që futbollisti ndodhej në rrugët e Stambollit.
Ky nuk është një incident i izoluar. Ish-futbollisti i Atlético Madridit ka një urdhër mbrojtjeje ndaj një personi që dyshohet se e ka kërcënuar vazhdimisht me vdekje.
Sipas raportimeve, personi në fjalë është i fiksuar pas të dashurës së Torreas, aktores turke Devrim Özkan, duke e bërë situatën edhe më shqetësuese për futbollistin.
Lucas Torreira pediu ao seu agente, Pablo Bentancur, que o tire da Turquia após mais um caso de agressão de um homem que está obcecado por sua esposa.
No dia 12 de maio em um shopping de Istambul, o meio-campista do Galatasaray foi agredido por esse homem que ameaçou matá-lo. O… pic.twitter.com/eybA3nKiHr
— LIBERTA DEPRE (@liberta___depre) August 14, 2026
Një episod i ngjashëm ishte bërë publik më 12 maj, kur u shfaqën pamje të një burri që tentonte të godiste Torrean teksa ai po shëtiste në një qendër tregtare të njohur në Stamboll.
Përsëritja e këtyre episodeve ka krijuar një situatë të vështirë për mesfushorin uruguaian, i cili mund të detyrohet të largohet nga Turqia dhe, rrjedhimisht, edhe nga Galatasaray.
Torreira është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës turke, por siguria e tij dhe e njerëzve të afërt me të mund të bëhet faktori vendimtar për të ardhmen e tij. Për momentin, mbetet për t’u parë nëse ai do të vazhdojë aventurën në Stamboll apo do të kërkojë një zgjidhje tjetër.
Top Channel