Conference League/ Dinamo pret Pafos në playoff, ja kush do të të gjykojë sfidën e skuadrës shqiptare
Paul Pogba dhe Monaco janë duke ndarë rrugët mes tyre në mënyrë konsensuale. Mesfushori ka nisur bisedimet me drejtuesit e klubit nga Principata për zgjidhjen e kontratës që do të thotë se aventura e Paul Pogba me fanellën e Monacos do të mbyllet me vetëm 6 ndeshje të luajtura në një vit.
Mësohet se vendimi është marrë pas dëmtimit të radhës të pësuar nga mesfushori dhe sërish bëhet fjalë për një dëmtim në pulpë që do ta mbajë atë jashtë fushave të lojës për disa muaj.
Monaco vendosi të besojë te Pogba pasi kreu skualifikimin prej 18 muajsh për doping, por nuk ia doli ta kthente futbollistin në nivelet e dikurshme.
Kështu, Pogba, tashmë 33 vjeç, pas dëmtimit të radhës dhe me vetëm 6 ndeshje të luajtura që nga shkurti i 2024, mund edhe të vendosë që të varë këpucët në gozhdë.
Top Channel