Tirana feston me një barazim në miqësoren me Laçin 106 vjetorin e themelimit të saj
Mbyllet me një fitore inkurajuese ndaj Manchester United faza përgatitore për sezonin e ri në Serie A e Milanit. Kuqezinjtë mposhtën me rezultatin 4-2, Djajtë e Kuq, një sukses që erdhi me përmbysje në rezultat me trajnerin Amorim që mori sinjale pozitive nga futbollistët e tij teksa tani do të nisë përgatitjet për ndeshjen me Torinon.
Ishte Manchester United ai që e nisi shumë më mirë ndeshjen teksa mori avantazhin me golin e Maguire. Por kuqezinjtë reaguan dhe arritën të barazojnë rezultatin me Chukwueze që shfrytëzoi në maksimum një asist të Gonçalo Ramos në një aksion që nisi nga Ardon Jashari. Manchester United pati një shans shumë të mirë për të barazuar me një penallti të fituar falë një gabimi të Terraccino. Bruno Fernandes shkoi te pika e bardhë, por u hipnotizua nga Torriani që e priti gjuajtjen e tij.
Megjithatë në fillimin e pjesës së dytë, Manchester United shënoi golin e dytë me Dorgu që shfrytëzoi një gabim tjetër të Terraccianos në mbrojtje. Pas këtij momenti ishte Milani që dha spektakël në fushë; Cisse barazoi shifrat në 2-2 pas një asistit të Chukwueze, me këtë të fundit që më pas dha një krosim perfekt te Gonçalo Ramos që me një gjuajtje me kokë përmbysi rezultatin në 3-2. Portugezi nuk e la me kaq dhe dhuroi një asist edhe për Loftus-Cheek në minutën e 71 për të fiksuar fitoren 4-2 të Milanit që mund të shohë më me optimizëm fillimin e kampionatit, por sezoni, pa ndihmën e merkatos së transferimeve parashikohet një sezon i komplikuar
Top Channel