Atalanta, Maurizio Sarri shfryn: Merkato e mërzitshme, të dëgjoj të flitet për të është fyerje për profesionin tim

15/08/2026 11:04

Maurizio Sarri nuk e fsheh pakënaqësinë e tij në lidhje me merkaton e transferimeve. Trajneri i Atalantës pas fitores së ngushtë ndaj Athletic Bilbao në sfidën për trofeun Bertolotti komentoi këtë aspekt të futbollit duke mos iu ardhur shumë rrotull fjalëve.

‘Merkatoja është një prej gjërave më të mërzitshme të futbollit-tha Sarri-të dëgjoj të flitet vetëm për të është një fyerje për punën dhe profesionin tim. Më duket sikur nuk është bërë thuajse nga askush deri tani; Botërori pengoi tratativat, mbetet e hapur 2 muaj dhe gjithçka vendoset në javën e fundit’.

Më pas Sarri foli edhe për mundësinë e ardhjes së një sulmuesi krahu dhe një mesfushori sic parashikoi të enjten drejtori sportiv Cristiano Giuntolo

 ‘Giuntoli është një prej drejtorëve sportivë më të rëndësishëm në panoramën evropiane, nëse do të ketë mundësi, do të ketë ardhje të reja-vijoi Sarri-unë jam njeri i fushës, nuk i harxhoj energjitë e mia te merkatoja që për mendimin tim është e pakontrollueshme. Kristensen është një futbollist i mirë, i ka bazat që të bëhet një futbollist i fortë edhe në mbrojtjen me 4 lojtarë; duhet kohë’.

Top Channel