Zjarri në Mallakastër vijon të zgjerohet, dhjetëra forca në terren për izolimin e flakëve
13/08/2026 08:02
Zjarri që ka përfshirë ekonominë pyjore Lofkënd-Ngraçije në Bashkinë Mallakastër vijon të zgjerojë perimetrin, ndërsa mëngjesin e sotëm është intensifikuar operacioni për izolimin e flakëve.
Në terren janë angazhuar dhjetëra forca dhe mjete, ndërsa në orët e para të mëngjesit intensiteti i zjarrit është më i ulët.
30 trupa të FA-së
10 efektivë të Policisë Bashkiake
15 punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike
5 efektivë të MZSH-së
1 automjet zjarrfikës
Në pjesën tjetër të vatrës, në drejtim të ekonomisë pyjore Gjinoqare, po operojnë strukturat e MZSH Patos me dy mjete dhe 10 efektivë.
Vatra e zjarrit vazhdon të zgjerojë perimetrin, ndërsa në orët e para të mëngjesit intensiteti është më i ulët.
Top Channel