Tragjedi në SHBA/ 11-vjeçarja qëllon për vdekje të vëllanë 15 vjeçar, autoritetet nisin hetimet
Një shpërthim masiv në një depo armësh tronditi të enjten Italinë.
Ngjarja ndodhi pranë Romës, në fabrikën që prodhon municione për mbrojtjen tokësore dhe detare, si dhe lëndë djegëse të ngurta për automjete hapësinore.
Zjarri filloi nga një ngjeshës, një makinë që përdoret për të shtypur barutin. Temperaturat e larta dhe era më pas kontribuuan në zgjerimin e perimetrit të flakëve, të cilat çuan më pas në shpërthim.
Nga shpërthimi nuk u raportua për viktima dhe as të plagosur, ndërsa zjarrfikësit dhe karabinierët rrethuan menjëherë zonën, duke vënë nën kontroll flakët, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
Autoritetet italiane thanë se situata u vu nën kontroll, ndërsa shpërthimi i fuqishëm u ndje në të gjithë qytetin.
Top Channel