As Inter dhe as Arsenal, Cristian Romero do të luajë në Spanjë, Atletico Madrid gjen marrëveshjen me Tottenham
Al-Qadsiah ka nisur negociata të avancuara me Manchester Cityn për transferimin e mesfushorit holandez, Tijjani Reijnders, gjatë kësaj merkatoje.
Gazetari i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se klubi saudit është pranë arritjes së një marrëveshjeje me Manchester Cityn për kartonin e Reijnders.
“E kuptoj se klubi saudit Al-Qadsiah është në negociata të avancuara me Manchester Cityn për të nënshkruar me Tijjani Reijnders”, ka deklaruar Romano.
Sipas tij, dy klubet janë pranë një marrëveshjeje me vlerë rreth 60 milionë euro. Megjithatë, transferimi ende nuk është finalizuar, pasi gjithçka varet nga vendimi i mesfushorit holandez.
Ndërkohë, edhe Nottingham Forest në Premier League vijon të jetë i interesuar për shërbimet e Reijnders. Për këtë arsye, vendimi i mesfushorit pritet të jetë përcaktues për të ardhmen e tij.
Al-Qadsiah shpreson të fitojë garën për firmën e tij, ndërsa është pranë marrëveshjes me Manchester Cityn për shumën e transferimit. Megjithatë, klubi saudit duhet të presë ende “po”-në përfundimtare të lojtarit përpara se marrëveshja të bëhet zyrtare.
Top Channel