Vlahovic kthen faqe, eliminon çdo gjurmë të Juventusit nga rrjetet sociale pas largimit
Prania e Gerry Cardinale në Milanello nuk kalon pa u vënë re. Gjatë kësaj të enjteje, pronari i kuqezinjve ka një takim me trajnerin Ruben Amorim për të bërë një përmbledhjeve të shenjave të marra nga skuadra në turne dhe për të kuptuar hapësirat për lëvizjet në merkato.
Mes largimeve të nevojshme për të ‘shpopulluar’ një skuadër me shumë futbollistë dhe objektiveve për blerjet, pronari i klubit dhe trajneri, nuk do të merren me çështjen e kthimit me vonesë të Maignan dhe Adrien Rabiot të vënë në shënjestër nga tifozët për pushimet e tyre ekstra pas Botërorit.
Të dy futbollistët konsiderohen si shtyllat e Milanit të ri dhe nuk janë në merkato. Zërat për Maignan ishin të shumtë, por portieri francez në janar rinovoi deri në 2031 dhe mbetet në qendër të projektit të Amorim. Prej tij nuk kanë ardhur sinjale ndryshe dhe si Cardinale ashtu edhe trajneri do të flasin me të në momentin që do të kthehet në Milano për të marrë konfirmime në këtë aspekt.
Maignan do të vijë në Milanello të dielën, një javë përpara ndeshjes së parë të Milanit në Serie A me Torinon. Ndeshje ku do të jetë i pranishëm edhe vetë pronari i kuqezinjve dhe në këtë pikë lind pyetja: A do të jetë Mike rregullisht në portë? Shumë do të varet nga gjendja e tij fizike nënvizon e përditshmja ‘La Gazzetta Dello Sport’. Portieri ka punuar gjatë pushimeve me planin e stërvitjes së personalizuar që iu dha nga stafi i Amorim dhe ai do të testohet menjëherë në planin atletik.
Kështu që, nuk përjashtohet mundësia që t’i jete shansi i debutimit në kampionat portierit 21 vjeçar, Lorenzo Torriani që bëri shumë mirë në miqësore dhe në fundjavë do të ketë një tjetër mundësi për të shfaqur aftësitë, në miqësoren kundër Manchester United. Nëse Amorim do të vendosë të ruajë Maignan për ndeshjen me Torinon, do të ishte numri 1 i ardhur nga Serie D me Milan Futuro që do të marrë vendin e tij duke marrë në konsideratë faktin se Terracciano vjen pas një kontrakture në ije.
Cardinale dhe Amorim do të studiojnë edhe situatën e largimeve në pritje të lojtarëve si Cissé, Odogu, Fofana, Bondo, Estupinan e Filippo Terracciano. Klubi synon blerjen e një qendërmbrojtësi ku i preferuar është Inacio i Sporting Lisbonë, një mesfushori dhe një mesfushori sulmues. Por gjithçka do të varet nga lojtarët që do të largohen ku në listë janë edhe Gimenez, Tomori dhe një mes Riccit e Musah.
E panjohura më e madhe lidhet me Rafael Leao; pasi tha se dëshiron të përqendrohet në fushën e lojës, portugezui shpreson ende në një telefonatë nga Premier League. Për momentin për të është shfaqur vetëm Galatasaray që nuk i është afruar kërkesës së Milanit prej të paktën 50 milionë euro.
Top Channel