Flakët në Krujë, Ministria e Mbrojtjes: Forcat e Armatosura në terren, po punojmë për mbrojtjen e banorëve

13/08/2026 08:24

Forcat e Armatosura janë angazhuar në lagjen Abazë në Krujë, në mbështetje të operacionit për përballimin e flakëve dhe mbrojtjen e banorëve dhe pronës.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se efektivët po punojnë krah për krah me strukturat e tjera të emergjencave për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe për të mbajtur situatën nën kontroll.

Forcat e Armatosura janë të angazhuara edhe në zona të tjera ku ka vatra zjarri, përfshirë Lurën, Mallakastrën, Vaun e Dejës, Mirditën dhe Priskë-Daias-Farkë.

Sipas njoftimit, ndërhyrja e efektivëve zjarrfikës të strukturave vendore dhe Forcave të Armatosura ka bërë të mundur menaxhimin e situatës në shkallë kombëtare, pa rrezik për jetën dhe banesat e qytetarëve.

Top Channel