Të ardhurat doganore kanë vijuar rritjen gjatë këtij viti. Për periudhën Janar-Korrik 2026, në buxhet janë arkëtuar 142 miliardë lekë, rreth 5.1 miliardë lekë më shumë nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të 2025.
Në terma vjetorë, të ardhurat doganore janë rritur me 3.7%, të mbështetura nga taksat doganore, akciza dhe TVSH-ja nga mallrat e importit.
Nëse i referohemi zërit të taksave doganore, këto të ardhura shkuan në shifrat e 482 mln lekëve. Ku grupimet që ndikuan më tepër e patën importet e veshjeve që sollën 109 mln lekë, si dhe metalet bazë, me një kontribut shtesë prej 67 mln lekësh.
Sipas shifrave, rritja më e fortë është regjistruar nga akciza, ku peshën kryesore e kanë mbajtur cigaret e importit, të cilat kanë sjellë rreth 1.2 miliardë lekë më shumë, pasi në Shqipëri janë futur 100 tonë më tepër cigare se një vit më parë.
Edhe të ardhurat nga TVSH-ja janë rritur me rreth 3,3 miliardë lekë, ku ndikimin kryesor e ka dhënë karburanti i importit me 1,8 miliardë lekë, veshjet me 562 milionë lekë, cigaret me 447 milionë lekë.
Sipas të dhënave, gjatë 7-mujorit të 2026, kategoritë kryesore të mallrave vijojnë të japin kontribut të qëndrueshëm në realizimin e të ardhurave doganore.
Top Channel