Pas muajsh të tërë tratativash, klubi brazilian i Corinthians bëri të ditur se ka hequr dorë nga projekti për rinovimin e kontratës me sulmuesin holandez Memphis Depay, që i skadoi në 31 korrik, për motive financiare.

Shënuesi më i mirë në historinë e kombëtares holandeze reagoi ashpër duke akuzuar drejtuesit e klubit për mosrespektim  të një marrëveshjeje të mëparshme që parashikonte skadencën e kontratës së tij në vitin 2028.

Sulmuesi 32 vjeçar u bashkua me Corinthians në shtator të 2024 pas një karriere në futbollin evropian me PSV Eindhoven, Manchester United, Olympique Lyon, Barcelona dhe Atlético Madrid. 

‘Ky vendim është marrë vetëm dhe ekskluzivisht në interes të shëndetit financiar të klubit tonë që kërkon. Një ekuilibër rigoroz në menaxhimin e përgjegjshëm të burimeve që kemi në dispozicion’-tha Corinthians në një komunikatë për shtyp.

Top Channel