Tensione mes Malago dhe Lega Serie A, klubet të shqetësuar për çështjen Bianchedi, do të ketë takim pas pushimeve

11/08/2026 11:35

Çështja e lidhur me papërputhshmërinë e Diana Bianchedit si shefe e delegacionit të kombëtares italiane vazhdon të bëjë zhurmë. Këtë herë reagimet vijnë nga klubet e Lega Serie A, të cilët sipas të përditshmes Corriere Della Sera, janë të shqetësuar nga mënyra e të vepruarit e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Giovanni Malagò.

Në fakt klubet e kategorisë më të lartë të futbollit italian, që ishin vendimtar në zgjedhjen e Malago në krye të FIGC, nuk e pëlqyen zgjedhjen e tij për të rikthyer Roberto Mancinin në pankinën e Italisë pasi ata preferonin Antonio Conten dhe të ish sportistes së skermës në rolin e shefes së delegacionit të Të Kaltërve duke theksuar se Bianchedi nuk ka asnjë eksperiencë në fushën e futbollit dhe është konsideruar e papërshtatshmë për këtë rol që më parë e kanë mbajtur Riva, Vialli dhe Buffon.

Por akuza kryesore ndaj Malagò-s është edhe më e drejtpërdrejtë: ai nuk është përballur fare me Lega Serie A, duke vënë në pikëpyetje pikërisht atë “bashkëpunim” total që ishte trumbetuar me të madhe që prej fundit të qershorit dhe që ishte përsëritur më pas edhe përballë Maldinit dhe Leonardos, gjatë eksperiencës së tyre të shkurtër në drejtim.

Sigurisht nuk bëhet fjalë për krizë në raporte, por pas pushimeve është parashikuar zhvillimi i disa takimeve sqaruese mes palëve për të sistemuar gjërat. Këto janë ditë tensionesh në distance dhe, edhe për këtë arsye do të jetë shumë e rëndësishme që të rigjendet uniteti

Nessuna crisi di rapporti, ma dopo le vacanze sono previsti alcuni incontri chiarificatori tra le parti per provare a rimettere la barra dritta. Janë ditë tensioni në distancë dhe, pikërisht për këtë arsye, do të jetë thelbësore të rikthehet uniteti i qëllimeve, ai bashkim që ishte parashikuar në momentin kur u prezantuan programet, por që në periudhën e fundit ka munguar dukshëm.

Ndërkaq, situata në lidhje me Bianchedi është pezull. ‘Çështje e hapur, e lënë pezull’-shpjegon Corriere Della Sera-vendimi nuk do të vijë shumë shpejt. Kreu i CONI, Buonfiglio nuk është dakord, zyrat ligjore të Palazzo H po punojnë për këtë teksa shfaqet spektri i konfliktit të interesit’

Top Channel