Luis Enrique në prag të Supërkupës UEFA: Objektiva ambiciozë, duhet të tregojmë nivelin tonë
Rrugët e Luis Enriquez dhe Unai Emery kryqëzohen sërish këtë të mërkurë. Këtë radhë arena është Salzburgu dhe finalja e Superkupës Evropiane. Përballë do të jenë Paris Saint Germaini i Luis Enriques, fitues i Ligës së Kampioneve dy herë radhazi dhe Aston Villa e Unai Emery, kampione e Europa League.
Dhe është e paevitueshme që sa herë që dy trajnerët spanjollë vihen përballë njëri-tjetrit, mendja të shkon te mbrëmja e 8 marsit të 2017, kur me një gol të Sergi Roberto, Barcelona e Luis Enrique realizoi një përmbysje mitike ndaj Paris Saint Germainit që në atë kohë kishte Unai Emery në stol. Parizienët kishin fituar 4-0 ndeshjen e parë në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve të atij viti të zhvilluar në Parkun e Princave, për t’u eliminuar në Camp Nou
Ajo fitore legjendare 6-1 shenjoi aventurën e Unai Emery në krye të Paris Saint Germain. Tre vjet më vonë, trajneri aktual i Aston Villas në një intervistë për France Football pranoi: ‘Edhe unë doja të isha në Paris trajneri më i mirë në botë dhe e humba rastin’-tha Emery i cili gjithnjë theksonte se arbitrimi në atë ndeshje kthimi e dëmtoi Paris Saint Germainin
Bilanci në përballjet direkte mes Luis Enriques dhe Unai Emery anon pikërisht nga ana e trajnerit asturian që tani drejton Paris Saint Germainin. Në 12 përballje me Emery, Luis Enrique ka fituar 8 të tilla, ndërsa trajneri aktual i Aston Villas ka fituar 3 dhe një përballje është mbyllur në barazim. Pas fitores 6-1, Luis Enrique dhe Unai Emery janë përballur vetëm 2 herë dhe ka ndodhur në çerekfinale të Ligës së Kampioneve 2024-25; PSG i Luis Enrique fitoi 3-1 në sfidën e parë, ndërsa Aston Villa e Emery fitoi 3-2 në ndeshjen e kthimit. Mbrëmjen e së mërkurës është sfida e 13 mes dy trajnerëve spanjolle dhe në lojë është trofeu i parë sezonal dhe shumë i rëndësishëm, ai i Superkupës së Evropës.
Top Channel