Futbolli evropian po përgatitet të ngrejë siparin e tij dhe gjithçka do të nisë me finalen e Superkupës Evropiane mes Paris Saint Germainit dhe Aston Villës që do të transmetohet në ekranin e Top Channel.

Trajneri i kampionëve në fuqi të Evropës foli në konferencën për shtyp në prag kësaj sfide të rëndësishme duke shprehur kënaqësinë e tij për fillimin e sezonit të ri.

‘Jemi të freskët, të kënaqur që kthehemi në fushën e lojës-tha Luis Enrique-nesër do të nisim sezonin e ri dhe do të përpiqemi ta bëjmë sa më mirë. Ne i vëmë vetes gjithnjë objektiva ambiciozë, tani skenari është ndryshe sepse të gjithë mendojnë se ne mund ta fitojmë akoma Champions League. Ne duhet të tregojmë nivelin tonë për t’u kthyer të fitojmë’.

Në konferencën për shtyp të parizienëve ishte edhe kapiteni Marquinhos që shfaqi dëshirën e tij për fitore, por pa e nënvlerësuar kundërshtarin.

‘Jemi stërvitur pak, por kemi shumë dëshirë për të fituar këtë ndeshje. Do të jetë një sfidë shumë e vështirë, por për ne është një objektiv që duhet ta arrijmë-tha Marquinhos-kemi një trajner special, di të transmetojë mesazhe njerëzore, të kurajos dhe të personalitetit’.

Top Channel