Rafael Leao thyen heshtjen e tij në lidhje me zërat e merkatos që kanë përfshirë në javët e kaluar.

Futbollisti portugez i Milanit iu drejtua rrjeteve sociale me një postim në Instagram Story duke shkruar një mesazh që gjithsesi nuk i largoi dyshimet në lidhje me të ardhmen e tij

‘Mendimi im i vetëm është fusha e lojës, jam i përqendruar në dhënien e maksimumit tim në çdo ndeshje dhe në çdo stërvitje. Vetëm për të evituar çdo formë spekulimi dhe lajmi të rremë, pohoj se prej kohësh ia kam besuar gjithçka që lidhet me mua familjes sime. Askush nuk është autorizuar të flasë në emrin tim dhe tani mendja te objektivat e ardhshëm’-shkruante Rafael Leao në postimin e tij.

Klubi që në mënyrë të veçantë ka shfaqur interesin e tij për shërbimet e Leaos është Galatasaray edhe pse ofertat e klubit turk nuk i kënaqën kërkesat e kuqezinjve dhe të vetë lojtarit, i cili vetëm pak kohë më parë kishte deklaruar se kohës së tij te Milani i kishte ardhur fundi.

Top Channel