“Shën Ilia” ngrihet nga hiri/ Një vit pas zjarrit, restaurimi i kishës së Leklit në Tepelenë drejt përfundimit
09/08 13:34
Sot, 38 vite më parë, në orën 03:30 të mëngjesit, regjimi komunist ekzekutoi me varje në Kukës mësuesin dhe disidentin Havzi Nela.
Ai nuk u përkul para diktaturës. Që në vitet ’60, Nela kundërshtoi hapur regjimin, ndalimin e fesë, kolektivizimin dhe goditjen ndaj traditave shqiptare.

Më 10 gusht 1988, në sheshin pranë ish-agjencisë së udhëtarëve, ai u var në litar, vetëm dy vite para rrëzimit të komunizmit.

Sot, qytetarët e Kukësit kujtojnë përjetimet e atij mëngjesi të rëndë.
Havzi Nela u vra nga diktatura, por fjala dhe qëndresa e tij mbetën të gjalla.
Top Channel